Kontabilisti im Kontakt

Dy çmime. Të dyja në faqe.

Çmimi varet vetëm nga sa përdorues kyçen. Punëtorët në listën e pagave nuk kufizohen dhe nuk e ndryshojnë çmimin. Asnjë veçori nuk mbahet peng pas planit më të shtrenjtë, dhe asnjë çmim nuk vendoset në telefonatë.

Mbi 5 përdorues

20 €/muaj

I njëjti program, më shumë llogari.

  • 6 llogari e më shumë
  • Të gjitha veçoritë — të njëjtat
  • Punëtorë në listë: pa kufi
Regjistrohu falas

Premium

Me kërkesë

Zyra kontabiliteti dhe kompani me kërkesa të veta.

  • Gjithçka e planit mbi 5 përdorues
  • Shumë kompani nën një llogari
  • Integrime sipas kërkesës
  • Veçori të ndërtuara për rrjedhën tuaj

Shkruaj te [EMAIL] – çmimi caktohet sipas punës.

Faturohet mujor, me faturë bankare — pa kartelë krediti. Numërohen llogaritë aktive: nëse gjatë muajit shton llogarinë e gjashtë, muaji tjetër faturohet 20 €. Punëtorët në listën e pagave nuk numërohen.

Llogaritë

Një llogari, një person

Një llogari nuk shpërndahet nëpër dhjetë telefona: secili anëtar merr llogarinë e vet. Kjo nuk është kufizim shitjeje — është mbrojtje. Paga, numri personal dhe xhirollogaria e secilit punëtor nuk guxojnë të shihen nga një telefon i përbashkët që qëndron i kyçur në banak, dhe pa llogari të veçanta nuk dihet kush çka ndryshoi.

SituataÇka ndodh
Secili anëtar me llogarinë e vet Kështu duhet. Sesioni ruhet në Keychain/Keystore, jo në shfletues.
I njëjti anëtar në telefon dhe në kompjuter Në rregull — pajisjet e tij, një llogari. Nuk numërohet dy herë.
Një llogari e ndarë nëpër shumë telefona Nuk ecën: kyçja e re e zhvendos të vjetrën. Shtoji llogari veç për secilin.
Telefoni humbet Revoko sesionin e atij telefoni; të tjerat mbeten të kyçura.

Premium

Kur programi duhet t'i përshtatet punës tënde

Dy planet e para janë produkt i gatshëm: regjistrohesh dhe punon. Premium është për dy raste ku kaq nuk mjafton.

Zyra kontabiliteti

Një llogari e vetme mban shumë kompani dhe ndërrohet me një klikim. Në secilën mban rolin kontabilist, pa i pasur nevojë kredencialet e klientit. Çmimi caktohet sipas numrit të kompanive.

Integrime dhe veçori të porositura

Nëse orët, prezenca ose të dhënat e tjera i mban një sistem tjetër, lidhja me të ndërtohet posaçërisht – që të mos futen dy herë me dorë. E njëjta vlen për një veçori që rrjedha e punës e kërkon dhe programi nuk e ka.

Çdo kërkesë shqyrtohet veç: shikohet a mundet, sa zgjat dhe sa kushton – para se të nisë puna. Nuk premtohet asnjë integrim pa e shikuar sistemin, sepse jo çdo sistem lejon marrjen e të dhënave.

Çka përfshihet

Veçoritë sipas planit

Veçoria Deri 5 përdorues Mbi 5 Premium
Paga: neto ↔ bruto sipas shkallëve të ATK-së
Trusti 5 % + 5 %, punë primare dhe sekondare
CSV për bankën dhe lista për ATK
Fatura e furnitorit nga fotografia (OCR)
Arka: sa kesh duhet tërhequr
Barazimi bankar, CSV dhe PDF
TVSH: pozicioni i periudhës me kredi të bartur
Fatura për klientë, me reverse-charge
Përdorues të shumtë me role (pronar, admin, kontabilist)
Eksport i të dhënave në CSV
Shumë kompani nën një llogari
Integrime dhe veçori sipas kërkesës

Dy kolonat e para janë të njëjta me qëllim: asnjë veçori e punës së përditshme nuk mbahet peng pas çmimit më të lartë. Premium shton vetëm atë që i duhet një zyre që mban shumë kompani.

Pyetjet

Për çmimin

Si numërohen përdoruesit?

Numërohen llogaritë që mund të kyçen — pronari, administratorët, kontabilisti. Punëtorët në listën e pagave nuk numërohen: mund të mbash sa të duash pa e ndryshuar çmimin.

Si paguhet?

Me faturë mujore dhe transfer bankar. Nuk kërkohet kartelë krediti, dhe nuk ruhet asnjë e dhënë karteleje — sepse asnjë nuk merret.

Çka ndodh nëse ndalem?

Të dhënat i eksporton në CSV para se të ndalesh — pagat, faturat, shpenzimet dhe listën e ATK-së. Eksporti punon gjithmonë, edhe pa kërkuar.

A mund të lidhet me sistemin që përdorim veçse?

Shpesh po, dhe bëhet me planin Premium. Nëse orët ose prezenca i mban një sistem tjetër, lidhja ndërtohet posaçërisht që të dhënat të mos futen dy herë. Çdo rast shikohet veç: jo çdo sistem lejon marrjen e të dhënave, dhe kjo thuhet para se të nisë puna, e nuk zbulohet pastaj.

Jam kontabilist me shumë klientë — si funksionon?

Ky është plani Premium. Një llogari e vetme mban shumë kompani dhe ndërrohet me një klikim; në secilën kompani mban rolin kontabilist, pa i pasur nevojë kredencialet e klientit. Çmimi caktohet sipas numrit të kompanive – shkruaj te [EMAIL].

Regjistrohu dhe provo

Pa telefonatë, pa demo, pa kartelë.