Një muaj punë, pesë hapa.
Nuk ka konfigurim javësh dhe nuk ka trajnim. Ky është i gjithë cikli, nga fatura e parë deri te pagat e dërguara në bankë.
-
Fotografo faturat kur i marrësh
Fatura e karburantit, e parkingut, e furnitorit — fotografo dhe lexohen furnitori, NUI-ja, numri, data, TVSH-ja dhe totali. Ti vetëm kontrollon shifrat; nuk shkruan asnjë fushë nga zero. Leximi bëhet në serverin tonë, pa shërbime të jashtme.
-
Importo pasqyrën e bankës
Shkarko pasqyrën nga banka — CSV ose PDF — dhe ngarkoje. Pagesat lidhen vetë me faturat, pagat, tatimet dhe pensionin. Ç'ka nuk përputhet nuk fshihet: mbetet e shënuar veç, që të mos humbet.
-
Fut orët ose pagat fikse
Punëtorët me pagë fikse nuk kërkojnë asgjë. Për ata me orë, futi orët. Orët plus dhe minus hyjnë veç, që të dukët pse paga ndryshoi.
-
Llogarit pagat
Neto ↔ bruto sipas tri shkallëve tatimore, Trusti 5 % nga secila anë, puna primare veç sekondares. Del CSV-ja për bankën, lista për ATK, dhe kostoja e vërtetë e secilit punëtor — bruto plus pensioni i punëdhënësit, që është shifra e duhur kur cakton çmimin e orës.
-
Shiko arkën
Faturat e paguara në dorë ulen nga arka, tërheqjet nga banka e rritin. Bilanci negativ thotë saktësisht sa kesh duhet tërhequr. Me dy llogari bankare, tërheqja te njëra dhe deponimi te tjetra barazohen vetë.
Fusha
Çka mbetet jashtë
Të thuhet qartë që në fillim, se kështu e din para se të regjistrohesh a i bën punë ashtu si është.
Nuk dorëzon deklarata
Nxjerr listat dhe shifrat; dorëzimi te ATK-ja bëhet nga ti ose kontabilisti. Nuk ka lidhje automatike me sistemet e ATK-së.
Nuk është pikë shitje
Pa arkë fiskale, pa magazinë, pa barkod. Nëse shet me arkë fiskale në dyqan, të duhet program tjetër për atë pjesë.
Nuk është kontabilitet i plotë
Pa libër kryesor me kontabilitet dyfish dhe pa bilanc. Mban pagat, faturat, shpenzimet, TVSH-në dhe arkën — jo ditarin kontabël.
Telefoni
Punët e terrenit në telefon
Aplikacioni mobil është ndërtuar dhe vjen në App Store dhe Google Play; nuk është ende i botuar. Ai mban vetëm punët që bëhen jashtë zyre: fotografimin e faturës, pagesën kesh, arkën, kalkulatorin e pagës dhe kërkimin e një xhirollogarie. Futja e pagave dhe faturimi mbeten në kompjuter — në një ekran telefoni ato bëhen të gabueshme.