Kush paguan sa
| Punëtori | 5 % e pagës bruto |
|---|---|
| Punëdhënësi | 5 % e pagës bruto |
| Gjithsej në Trust | 10 % e pagës bruto |
Pse rendi ka rëndësi
Kontributi i punëtorit zbritet para tatimit. Domethënë paga e tatueshme është bruto minus 5 %, e nuk brutoja e plotë – dhe kjo e ul tatimin. Kontributi i punëdhënësit nuk hyn fare në pagën e punëtorit: është kosto shtesë e kompanisë, mbi brutonë.
Ku duket në kosto
Për një pagë neto 500 €: brutoja del 550,88 €, kontributi i punëtorit 27,54 €, i punëdhënësit 27,54 €, dhe kosto totale për kompaninë 578,42 €. Shih koston e plotë.
Kontributi shtesë vullnetar është i mundshëm mbi minimumin ligjor; kalkulatori e mban shkallën 5 % si parazgjedhje.
Burimet zyrtare
Numrat e këtij udhëzuesi ndjekin legjislacionin në fuqi dhe llogaritjen e vërtetë të programit. Teksti zyrtar është autoritativ — nëse ndryshon, ai vlen, e nuk kjo faqe. Ky udhëzues është informim, e nuk këshillë tatimore për rastin tuaj konkret.