Kontabilisti Im Kyçu

Punësimi sekondar dhe tatimi 10 %

Shkallët lehtësuese ekzistojnë një herë për një person, e nuk një herë për çdo punëdhënës. Prandaj puna e dytë tatohet ndryshe.

Rregulli

Në punësimin primar punëtori shfrytëzon të tre shkallët: 0 %, 8 % dhe 10 %. Në punësimin sekondar – kur ka një punë kryesore tjetër – e gjithë paga e tatueshme tatohet 10 %.

Pse është ndërtuar kështu

Shkalla 0 % deri 250 € është lehtësim personal. Nëse çdo punëdhënës e zbatonte veç, një person me tri punë do merrte tri herë të njëjtin lehtësim. Prandaj lehtësimi shoqërohet me punën primare, dhe të tjerat tatohen me shkallën e plotë.

Çka duhet të dini si punëdhënës

Punëtori duhet t'ia deklarojë punëdhënësit se kjo është punë sekondare. Nëse deklarohet gabimisht si primare, tatimi i ndalur del më i vogël sa duhet – dhe diferenca mbetet detyrim. Në program kjo është një fushë e vetme te rekordi i punëtorit, dhe e ndryshon llogaritjen e tërë muajit.

Provoje me kalkulatorin: zgjedh "Sekondar" dhe shiko sa ndryshon brutoja për të njëjtën neto.

Kalkulatori është falas. Kthe neto në bruto dhe anasjelltas, pa regjistrim — hapi kalkulatorin.

Burimet zyrtare

Numrat e këtij udhëzuesi ndjekin legjislacionin në fuqi dhe llogaritjen e vërtetë të programit. Teksti zyrtar është autoritativ — nëse ndryshon, ai vlen, e nuk kjo faqe. Ky udhëzues është informim, e nuk këshillë tatimore për rastin tuaj konkret.

Të gjithë punëtorët, brenda një pasditeje

Programi bën listën e pagave, faturat, arkën dhe barazimin bankar — 10 €/muaj për deri në 5 përdorues.