Kontabilisti Im Kyçu

Sa është tatimi në pagë

Tatimi në pagë në Kosovë ka tri shkallë, dhe ato zbatohen pjesë-pjesë mbi pagën e tatueshme – e nuk mbi të gjithë pagën me një përqindje.

Shkallët mujore

Punësim primar
Pjesa e pagës së tatueshmeShkalla
0 – 250,00 €0 %
250,01 – 450,00 €8 %
mbi 450,01 €10 %

Çka është "paga e tatueshme"

Nuk është brutoja. Paga e tatueshme është bruto minus kontributi pensional 5 % i punëtorit. Prandaj një pagë bruto 500 € nuk tatohet mbi 500 €, por mbi 475 €.

Gabimi i shpeshtë

"Paga mbi 450 € tatohet 10 %" është e pasaktë. Vetëm pjesa mbi 450 € tatohet 10 %; pjesa deri 250 € mbetet 0 % dhe pjesa mes tyre 8 %. Kjo është arsyeja pse përqindja efektive e një pagë mesatare është shumë nën 10 %.

Puna e dytë

Për punësim sekondar shkallët lehtësuese nuk zbatohen: e gjithë paga e tatueshme tatohet 10 %. Shih pse.

Kalkulatori është falas. Kthe neto në bruto dhe anasjelltas, pa regjistrim — hapi kalkulatorin.

Burimet zyrtare

Numrat e këtij udhëzuesi ndjekin legjislacionin në fuqi dhe llogaritjen e vërtetë të programit. Teksti zyrtar është autoritativ — nëse ndryshon, ai vlen, e nuk kjo faqe. Ky udhëzues është informim, e nuk këshillë tatimore për rastin tuaj konkret.

Të gjithë punëtorët, brenda një pasditeje

Programi bën listën e pagave, faturat, arkën dhe barazimin bankar — 10 €/muaj për deri në 5 përdorues.