Kontabilisti Im Kyçu

Orët plus dhe minus në llogaritjen e pagës

Para se paga të kthehet në bruto, ajo duhet të dihet. Kur paga varet nga orët, rendi i llogaritjes vendos numrin final.

Çmimi i orës

Çmimi i orës del nga paga bazë ÷ orët e muajit. Orët e muajit nuk janë konstante: ndryshojnë sipas kalendarit, dhe prandaj i njëjti punëtor me të njëjtën pagë bazë mund të ketë çmim ore të ndryshëm nga muaji në muaj.

Rendi

  1. Çmimi i orës = paga bazë ÷ orët e muajit.
  2. Orët plus × çmimi i orës = shtesa.
  3. Orët minus × çmimi i orës = zbritja.
  4. Paga bazë + shtesa − zbritja + bonusi = paga neto e muajit.
  5. Vetëm pastaj neto kthehet në bruto.

Kthimi në bruto bëhet i fundit. Nëse orët i shtohen brutos, tatimi llogaritet mbi bazë të gabuar, sepse shkallët zbatohen mbi pagën e tatueshme të muajit – e nuk mbi pagën bazë.

Rrumbullaksimi

Shumat që shkojnë në bankë dhe në deklarim pritet në dy decimale, e nuk rrumbullaksohen lart. Kjo është sjellje e verifikuar nga fajllat e muajve të kaluar, dhe programi e ndjek me qëllim: një cent diferencë nga banka do kërkonte barazim me dorë.

Shih rrjedhën e plotë të një muaji.

Kalkulatori është falas. Kthe neto në bruto dhe anasjelltas, pa regjistrim — hapi kalkulatorin.

Burimet zyrtare

Numrat e këtij udhëzuesi ndjekin legjislacionin në fuqi dhe llogaritjen e vërtetë të programit. Teksti zyrtar është autoritativ — nëse ndryshon, ai vlen, e nuk kjo faqe. Ky udhëzues është informim, e nuk këshillë tatimore për rastin tuaj konkret.

Të gjithë punëtorët, brenda një pasditeje

Programi bën listën e pagave, faturat, arkën dhe barazimin bankar — 10 €/muaj për deri në 5 përdorues.