Kontabilisti Im Kyçu

Falas, pa regjistrim

Kalkulatori i pagës: neto në bruto dhe bruto në neto

Shkruaj pagën neto dhe merr brutonë, tatimin, kontributin pensional dhe sa i kushton paga kompanisë. Ose anasjelltas — nga bruto në neto. Të njëjtat formula që programi i dërgon në ATK dhe në bankë.

Primar është puna kryesore — një person e ka vetëm një, dhe vetëm ajo i merr shkallët 0 / 8 / 10 %. Sekondar është puna e dytë: e gjithë paga e tatueshme tatohet 10 %. Kush e vendos.

Duke llogaritur…

Rezultati është informativ. Deklarimi zyrtar bëhet në ATK; shifra përfundimtare varet nga rrethanat e punëtorit. Shih burimet zyrtare.

Çka do të thotë secili rresht

Rreshtat më poshtë vijnë në të njëjtin rend si në tabelën e rezultatit.

Paga neto
Ajo që punëtori merr në xhirollogari: paga e tatueshme minus tatimi.
Kontributi pensional, punëtori (5 %)
Zbritet nga brutoja para tatimit dhe shkon në Trustin e Kursimeve Pensionale në emër të punëtorit. Si funksionon 5 + 5 %.
Paga e tatueshme
Bruto minus kontributi 5 % i punëtorit. Shkallët 0 / 8 / 10 % zbatohen mbi këtë numër, e nuk mbi brutonë — ky është gabimi më i shpeshtë. Pse ndryshon.
Tatimi gjithsej
Suma e pjesëve: 0 % për pjesën e parë, 8 % për të dytën, 10 % për atë që mbetet. Kalkulatori e tregon secilën pjesë veç. Shkallët.
Paga bruto
Paga e kontratës, para kontributit dhe tatimit. Baza mbi të cilën llogaritet kontributi.
Kontributi pensional, punëdhënësi (5 %)
Nuk zbritet nga paga e punëtorit — e paguan kompania mbi brutonë, përveç pagës.
Kosto totale për kompaninë
Bruto plus kontributi 5 % i punëdhënësit. Shifra që e prek buxhetin. Sa kushton një punëtor.

Për shembuj me shpjegime, lexo udhëzuesin për llogaritjen e pagës neto në bruto ose llogaritjen e pagës bruto në neto. Të dy ndjekin të njëjtat formula si kalkulatori.

Rregullat

Si llogaritet tatimi në pagë

Tatimi në pagë në Kosovë është progresiv me shkallë: nuk tatohet i gjithë paga me një përqindje, por secila pjesë e saj me shkallën e vet. Prandaj një pagë 500 € nuk tatohet 10 % — vetëm pjesa mbi 450 € tatohet 10 %.

Shkallët mujore për punësimin primar
Pjesa e pagës së tatueshmeShkalla
0 – 250,00 €0 %
250,01 – 450,00 €8 %
mbi 450,01 €10 %

Për punësimin sekondar — kur punëtori ka një punë kryesore tjetër — shkallët lehtësuese nuk zbatohen: e gjithë paga e tatueshme tatohet 10 %.

Kontributi pensional

Mbi pagën bruto paguhet 5 % nga punëtori dhe 5 % nga punëdhënësi, gjithsej 10 %, që shkojnë në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Kontributi i punëtorit zbritet para tatimit, prandaj paga e tatueshme është bruto minus 5 %.

Rendi i llogaritjes, nga bruto në neto

  1. Bruto × 5 % = kontributi i punëtorit.
  2. Bruto − kontributi = paga e tatueshme.
  3. Paga e tatueshme ndahet në shkallët 0 / 8 / 10 % dhe jep tatimin.
  4. Paga e tatueshme − tatimi = neto, ajo që merr punëtori.
  5. Bruto + 5 % i punëdhënësit = kosto totale për kompaninë.

Burimet

Burimet zyrtare

Numrat e kësaj faqeje ndjekin legjislacionin në fuqi. Teksti zyrtar është autoritativ — nëse ndryshon, ai vlen, e nuk kjo faqe.

Pyetje

Pyetje të shpeshta

Pse paga 500 € nuk tatohet 10 %?

Sepse shkallët zbatohen pjesë-pjesë. Nga paga e tatueshme, pjesa e parë deri 250 € tatohet 0 %, pjesa tjetër deri 450 € tatohet 8 %, dhe vetëm ç'ka mbetet mbi 450 € tatohet 10 %.

Punëtori ka dy punë. Çka ndryshon?

Puna e dytë quhet sekondare dhe nuk i merr shkallët lehtësuese: e gjithë paga e tatueshme tatohet 10 %. Zgjidhe "Sekondar" në kalkulator.

Kush e vendos a është puna primare apo sekondare?

Punëtori. Ai e deklaron te punëdhënësi se kjo punë është sekondare, sepse shkallët lehtësuese ekzistojnë një herë për një person — e nuk një herë për çdo punëdhënës. Nëse një punë e dytë deklarohet gabimisht si primare, tatimi i ndalur del më i vogël sa duhet, dhe diferenca mbetet detyrim. Lexo më shumë.

A hyjnë bonusi dhe orët shtesë në pagën e tatueshme?

Po. Bonusi dhe orët plus i shtohen pagës së muajit para se ajo të kthehet në bruto, prandaj hyjnë në pagën e tatueshme dhe mund ta shtyjnë një pjesë të pagës në shkallën e radhës. Nëse i shtohen brutos pas llogaritjes, tatimi del mbi bazë të gabuar. Në kalkulator shkruaje shumën totale të muajit, bonusin e përfshirë. Rendi i llogaritjes.

A i llogarit programi vetë të gjithë punëtorët?

Po. Kjo faqe llogarit një pagë; programi e bën listën e tërë, nxjerr fajllin për bankën dhe atë për deklarim në ATK. Shih si funksionon.

A ruhen numrat që shkruaj këtu?

Nuk ruhen. Kalkulatori dërgon vetëm shumën për t'u llogaritur dhe nuk shkruan asgjë në databazë — kjo faqe nuk kërkon llogari, dhe nuk ka gjurmues.

Të gjithë punëtorët, brenda një pasditeje

Kalkulatori bën një pagë. Programi bën listën e pagave, faturat, arkën dhe barazimin bankar — 10 €/muaj për deri në 5 përdorues.